“Trump kalon katër orë në ditë para televizorit, ndonjëherë tetë”

Mos i humb

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, kalon katër orë në ditë para televizorit, ndërsa kjo shprehi e tij, e bën që ndonjëherë të kalojë para televizorit madje edhe tetë orë në ditë.

Siç bëri të ditur e përditshmja “New York Times”, duke iu referuar burimeve të besueshme të afërta me Trumpin, njeriu i parë i SHBA-ve, çdo ditë kalon rreth katër orë para televizorit. Dita e Trumpit fillon në orën 5:30, ku kryesisht ndjek programin informativ në televizionin Fox News, ndërsa në mesin e programeve të cilat i ndjek rregulllisht është edhe “Fox&Friends”.

Theksohet se Trump ndjek gjithashtu edhe kanalet CNN dhe MSNBC, ndërkohë që telekomanda e televizorit të tij me një diagonale prej 152 cm, përveç nga Trump, mund të preket vetëm nga stafi i tij teknik. Në postimet e tij në Twitter, presidenti amerikan Trump, shpesh kritikon mediat siç janë CNN, MSNBC, “Washington Post” dhe “New York Times”, ndërkohë që nuk kursen lëvdatat në llogari të Fox News.

Edhe më parë Trump ka qenë në shënjestër të kritikave për pretendimet se kalon shumë kohë para televizorit, në çka kishte thënë: “Në zyrën Ovale nuk shikoj shumë televizion meqë ka shumë dokumente të cilat më duhet ti nënshkruaj, kështu që nuk kam shumë kohë. Këto pohime nuk janë të vërteta”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit