Trump: Kanë marrë fund marrëdhëniet e pandershme tregtare

Mos i humb

 

 

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se kanë marrë fund ditët në të cilat SHBA-të kanë qenë të shfrytëzuara në çështjet tregtare. Kjo ishte kundërpërgjigja e ashpër e presidentit Trump për deklaratën e kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeu, i cili kritikoi vendosjen e tarifave nga SHBA për import të çelikut dhe aluminit.

Trump vendosi tarifa të cilat hynë në fuqi sot dhe kanë të bëjnë për importe nga Kanadaja, Meksika dhe Bashkimi Evropian (BE). Paralelisht me këtë, administrata e tij është duke negociuar një marrëveshje të re për tregti të lirë në Amerikën Veriore (NAFTA).

“Sot, kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, i është përcjellë ky mesazh: SHBA-të do të bien dakord për një marrëveshje të drejtë, në të kundërtën nuk do të ketë fare marrëveshje”, tha Trump në deklaratën e tij lidhur me NAFTA.

Trudeau nga ana e tij tha se vendosja e tarifave është “tërësisht e papranueshme“, duke paralajmëruar se kjo do të ndryshojë raportet mes dy vendeve, ndërkohë që paralajmëroi vendosjen e tarifave për importet nga Amerika, në vlerë prej 12.8 miliardë dollarë (rreth 11 miliardë euro).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit