Trump: Kemi marrëdhënie shumë të mira me Turqinë

50
0

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se “Kemi marrëdhënie shumë të mira me Turqinë, ata janë aleatët tanë në NATO”.

Trump u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në ambientet e Shtëpisë së Bardhë para se të niset për në Louisiana.

Pasi i janë rikujtuar deklaratat e sekretarit të Departamentit të Thesarit, Steven Mnuchin lidhur me sanksionet e mundshme ndaj Turqisë, Trump tha se “Turqia dhe kurdët (YPG/PKK) luftojnë që prej shekujsh. Ne jemi tërhequr nga atje (veriu i Sirisë)”.

“Nëse Turqia bën ndonjë gjë që nuk duhet të bëjë, ne do të zbatojmë sanksione që shumë pak vende i kanë parë”, theksoi Trump duke shtuar se SHBA-ja është fuqi e madhe ekonomike.

Ai tha se SHBA-të fituan një qind përqind kundër DEASH-it. “Kemi marrëdhënie shumë të mira me Turqinë, ata janë aleatët tanë në NATO. Me Turqinë kemi zhvilluar tregti të shumta. Por, nuk dua që ata të vrasin shumë njerëz”, tha Trump.

Trump ka dhënë mesazhin se “Sanksionet do t’i përdorim nëse jemi të detyruar”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here