Trump kërcënon BE: Të heqë barrierat, ndryshe radhën e kanë makinat

Mos i humb

I hedhur në ofensive për tarifat e reja të metaleve, Donald Trump i drejtoi Tokios përmes Twitter-it një apel që duket nuk ishte kambanë vetëm për veshët e saj.

Presidenti amerikan pretendon nga Japonia hapje më të madhe kundrejt SHBA-së. Kemi aktualisht një disavantazh tregtar prej 100 miliardë dollarësh, e kjo nuk është as e pranueshme, dhe as e drejtë, deklaroi ai.

Por do ta gjejmë një zgjidhje, theksoi kreu i Shtëpisë së Bardhë në mesazhin e përcjellë përmes rrjetit social pas një bisede telefonike me kryeministrin japonez Shinzo Abe.

Nuk vonoi shumë që të mbërrinte dhe sulmi ndaj Bashkimit Europian: BE-ja me vendet e saj të mrekullueshme qe e trajtojnë aq keq Amerikën kur vjen fjala për tregtinë, ankohet prej tarifave mbi çelikun dhe aluminin. Deficiti është i madh. Nëse i heqin barrierat e tyre te tmerrshme dhe tarifat mbi produktet amerikane, atëherë edhe ne do t’i heqim tonat, shkruan Trump. Në të kundërt, vazhdon ai, taksat tona do të prekin edhe makinat!

Pekini reagoi menjëherë duke i kujtuar shefit të Shtëpisë së Bardhë se askush nuk do të dilte fitimtar nga një luftë tregtare, që do t’i shkaktonte sipas tij dëme të mëdha Kinës, Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë pjesës tjetër të botës.

Javën e ardhshme, nga sa pohoi komisionerja europiane e tregtisë Cecilia Malmstrom do të zhvillohet një tjetër raund bisedimesh mes përfaqësuesish të administratës amerikane dhe drejtuesve të BE-së, thellësisht të shqetësuar nga pasojat që mund të ketë lëvizja e papritur e presidentit amerikan.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit