Trump kritikon deklaratat e kryeministrit kanadez

Mos i humb

 

 

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka njoftuar se nuk do të nënshkruajë deklaratën përfundimtare të Samitit të Liderëve të Grupit G7 pasi kryeministri kanadez, Justin Trudeau, kritikoi SHBA-të për aplikimin e taksës doganore mbi çelikun dhe aluminin.

Trump në llogarinë e tij në Twitter ka kritikuar me në gjuhë të ashpër deklaratën e Trudeau duke theksuar se “Kryeministri Justin Trudeau ka qenë shumë i dëgjueshëm dhe i sjellshëm në mbledhjet tona të G7 deri në momentin kur ai ka zhvilluar një konferencë për shtyp pas largimit tim ku dhe ai është shprehur se ‘taksat doganore të SHBA-ve janë një lloj fyerje’. Shumë e pandershme dhe e dobët”.

Pasi ka mbrojtur idenë e tij se taksat e reja doganore nga SHBA-ja janë zbatuar në përgjigje të tarifave doganore prej 270 për qind të aplikuara për prodhimet amerikane të qumështit nga Kanadaja, Trump tha se “U kam dhënë udhëzime përfaqësuesve të SHBA-ve që të mos miratojnë Deklaratën Përfundimtare të G7 dhe unë nuk do ta nënshkruaj deklaratën për shkak të deklaratave të gabuara të Justin në konferencën për shtyp dhe për shkak të detyrimeve të mëdha doganore që Kanadaja zbaton për fermerët, punëtorët dhe kompanitë amerikane”.

Trudeau mbajti një konferencë shtypi pas përfundimit të Samitit G7 dhe drejtoi kritika të ashpra ndaj Trump, ku pasi kishte rikujtuar se kanadezët që nga Lufta e Parë Botërore kanë luftuar krah për krah me amerikanët ai i kishte cilësuar “fyerje” ndaj popullit kanadez praktikën e taksës doganore të SHBA-ve për aluminin dhe çelikun që do të importohet nga Kanadaja.

“Kanadezët janë të sjellshëm. Ne jemi njerëz të arsyeshëm, por nuk mund të përbuzemi”, ishte shprehur Trudeau.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit