Trump ndryshon qëndrim për Kosovën: zgjidhje me kompromis dhe ndarje territoresh

Mos i humb

Entuziazmohet Beogradi pas disa sinjaleve të forta që kanë ardhur nga Uashingtoni.

Sipas kreut të diplomacisë serbe, administrata Trump ka lëvizur pak pozicionin për Kosovën, duke përkrahur një kompromis ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Formulë që “kompromis” do të thotë shkëmbim territoresh.

Duke folur në Uashington pas takimeve me zyrtarë të lartë të SHBA, Daçiç tha se Serbia duhet “të kapë momentin”.

“Tani  administrata e SHBA është e gatshme, për të, të paktën po flasim.

Në lidhje me propozimet tona për zgjidhjen e problemeve më të mëdha në këtë zonë, është padyshim një zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën dhe Metohinë. Sot, nuk ka më kllapa apo vija të kuqe.

Kufiri është hapur dhe po flasim për një mundësi për të arritur një zgjidhje në interes të të gjitha palëve”, tha Daçiç për agjencinë Beta.

Shefi i diplomacisë serbe ishte në një vizitë dy-ditore në Shtetet e Bashkuara, ku ai mori pjesë në një konferencë ministrore dedikuar për Liritë Fetare dhe mori pjesë në ceremoninë për të shënuar 100-vjetorin e ngritjes së flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë.

Daçiç tha sot se administrata e re amerikane e presidentit Donald Trump, ka krijuar një “atmosferë më të favorshme” për qëndrimet e Serbisë  në lidhje me çështjen e Kosovës.

Ministri i Jashtëm serb ka zhvilluar takime me këshilltarin për sigurimin kombëtar të Trump, John Bolton dhe ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell.

Sipas Daçiç, këto takime kanë qenë “shumë konstruktive”.

Ai shtoi se Bolton i tha atij se administrata Trump beson se SHBA po shkon drejt Ballkanit me kujdes dhe jo me “autopilot” siç e kishte lënë administratat e 20-30 vjetëve më parë”.

“Ne do të vazhdojmë kontaktet tona, përsëris, me mbështetjen e madhe amerikane për dialogun. Është një ndryshim i madh deri sa të zgjidhet”, tha Daçiç.

Ai vlerësoi se vizita e tij në Shtetet e Bashkuara ishte “shumë e rëndësishme, me rezultate të mira për Serbinë, si dhe një mundësi e madhe për të folur në lidhje me adaptimet dhe ringjalljen e marrëdhënieve ndërmjet Uashingtonit dhe Beogradit”, theksohet në deklaratë.

Ajo që të bën përshtypje është se gjithçka ka ndodhur pas ftesës që presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë homologut amerikan Donald Trump për të vizituar Moskën, ndërkohë që njerëzit e Trump po përgatisin një vizitë të kreut të Kremlinit në Shtëpinë e Bardhë.

Moska dhe Uashingtoni, duket se po bëjnë përgatitjet e asaj që konsiderohet si “Jalta e Dytë”, dhe që pas kuintave po përgatitet që në vitin 2016 pa fituar ende Trump zgjedhjet presidenciale. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit