Trump njofton normalizimin e marrëdhënieve Bahrein-Izrael

Mos i humb

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot normalizimin e marrëdhënieve midis Bahreinit dhe Izraelit, një muaj pas marrëveshjes midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe shtetit hebraik.

“Një tjetër përparim historik sot”, shkroi Trump në Twitter.“Dy miqtë tanë të mëdhenj Izraeli dhe Bahreini kanë përfunduar një marrëveshje paqeje”, shtoi ai.

“Qytetarë të Izraelit, jam i prekur t’ju informoj se sonte arritëm një marrëveshje tjetër paqeje me një vend tjetër arab, Bahreinin. Kjo marrëveshje i shtohet paqes historike me Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një deklaratë në hebraisht.

Normalizimi i marrëdhënieve midis Izraelit dhe aleatëve të SHBA-së në Lindjen e Mesme, duke përfshirë monarkitë e pasura të Gjirit, është një objektiv kryesor i strategjisë rajonale të Trump për të frenuar Iranin, një armik i Uashingtonit dhe shtetit hebraik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit