Trump paralajmëron samitin e dytë me liderin verikorean

Mos i humb

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha se së shpejti do të mbahet samiti i dytë me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Trump në një fjalim gjatë një takimi në Kombet e Bashkuara (OKB) tha se marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut po zhvillohen mjaft mirë.

Ai deklaroi se Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo po punon mbi detajet për samitin e dytë të mundshëm, i cili sipas tij, mund të mbahet së shpejti.

Trump dhe Kim u takuan më 12 qershor në Singapor. Pas samitit të dy liderët arritën marrëveshje për pastrimin e Koresë së Veriut nga armët bërthamore.

Mirëpo, në javët në vijim pala amerikane akuzoi Phenianin se nuk po heq dorë nga programi bërthamor.

Edhe pse lufta midis dy Koreve u ndërpre me armëpushimin në korrik të vitit 1953, Veriu dhe Jugu kanë qenë teknikisht në luftë meqë nuk është nënshkruar asnjë traktat formal i paqes./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit