Trump: Për operacion ushtarak ndaj Iranit nuk më duhet aprovimi nga Kongresi

Mos i humb

Presidenti amerikan Donald Trump të hënën deklaroi se për operacionin ushtarak kundër Iranit nuk duhet aprovim nga Kongresi, trupit ligjvënës të SHBA-ve.

“Dëshiroj t’i ndjek, por nuk duhet patjetër ta bëj atë ligjërisht. Këta janë njerëz inteligjentë. Ata do të mendojnë diçka. Në fakt, mësova disa gjëra një ditë më parë kur patëm një takim me anëtarët e Kongresit”, deklaroi Trump për portalin “The Hill”.

Trump këtë e deklaroi pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi deklaroi se presidenti doemos duhet të ketë aprovim nga Kongresi para se të fillojë operacion ushtarak kundër Iranit.

“Nuk pajtohem. Më duket se shumë njerëz nuk pajtohen me këtë”, tha Trump.

Trump të premten e kaluar deklaroi se hoqi dorë nga sulmi hakmarrës mbi caqet iraniane, meqë do të kishte 150 të vdekur, që e quajti përgjigje “të pabarabartë” ndaj rrëzimit të fluturakes amerikane pa pilot javën e kaluar.

Tensionet mes Iranit dhe SHBA-ve janë në rritje që nga viti i kaluar pas tërheqjes amerikane nga marrëveshja ndërkombëtare për programin bërthamor iranian. Tensionet janë rritur në mënyrë shtesë pasi Washingtoni para do kohe në listën e grupeve terroriste përfshiu forcat iraniane të armatosura, gjegjësisht Gardën Revolucionare.

SHBA-të kanë forcuar praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, ndërsa para dy javësh nga Pentagoni u paralajmërua dërgimi i 1.000 ushtarëve shtesë në këtë rajon, për shkak të “kërcënimit” nga Irani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit