Trump përmend marrëveshjen Kosovë-Serbi në OKB: Një kthesë historike që do të sjellë normalizimin politik

Mos i humb

SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump në fjalimin e tij virtual përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka përmendur edhe marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, një hap i parë që mund t’i hap rrugën në vijim normalizimit politik.

“Amerika po përmbush fatin e saj si paqebërëse. Këtë muaj, arritëm një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, arritëm dhe një kthesë historike me marrëveshje të ngjashme në Lindjen e Mesme pas dekadash të tëra ngecjeje në vend numëro. Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini të gjitha firmosën një pakt historik paqeje në Shtëpinë e Bardhë, dhe mjaft vende të tjera të rajonit do të pasojnë me marrëveshje të tilla. Kjo është gjë shumë e mirë  për ta dhe një gjë shumë e mirë për botën.”- ka thënë  Trump.

Gjithashtu ai foli edhe për COVID-19, të cilin e quajti një virus kinez, e tha se OKB-ja duhet ta vendos Kinën para përgjegjësisë si vendi që e përhapi këtë murtajë. Trump kritikoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë për deklarata të rreme mbi virusin e tha se ajo kontrollohet nga Kina.

Pas dy ditësh takime, më 4 shtator u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje kanë pasuar edhe reagime të shumta. Ku më pas menjëherë pas kësaj marrëveshje Izraeli njoftoi se e njeh Kosovën si shetet  të pavarur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit