Trump publikon listën e lajmeve të rreme të vitit 2017

Mos i humb

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka postuar në Twitter listën e “fituesve”, në kategorinë e lajmeve të rreme për vitin 2017.

Trump ka përpiluar një tekst me titullin “Çmimet e shumëpritura për lajmet e rreme” që është publikuar në bllogun e partisë Republikane, por duke mos anashkaluar dhe lavdëruar edhe gazetarë të mirë, për të cilët ai thotë se ka shumë respekt, edhe pse nuk ka përmendur ndonjë emër, transmeton Telegrafi.

Në krye të listës së tij figuron CNN dhe New York Times, por aty janë edhe emrat e gazetarëve të ABC, Time, Newsweek dhe Washington Post, të cilat në bllogun e partisë Republikane janë cilësuar si “të rreme”.

Fituesi i “lajmeve të rreme” të vitit 2017 është kolumnisti dhe ekonomisti i NewYork Times, Pol Krugman i cili në ditën e zgjedhjeve presidenciale gjatë vitit 2016 kishte konstatuar se si ekonomia e SHBA-ve në rast se fiton Trump kurrë nuk do të rimëkëmbet.

Më poshtë mund ta lexoni listën e plotë të “fituesve”:

New York Times – Ekonomia amerikane kurrë nuk do të rimëkëmbet në rast se fiton Donald Trump.

ABC, Bryan Ross – Michael Flynn do të dëshmojë se si Trump e kishte urdhëruar, të vë kontakte me rusët në kohën e kampanjës presidenciale.

CNN – Donald Trump dhe djali i tij Donald Junior kanë pasur qasje në dokumentet e hakuara të WikiLeaks.

Time – Trump ka hequr nga Zyra Ovale bustin e Martin Luther King.

Washington Post – Fotografia e sallës së thatë në Pensakola, Florida gjatë mitingut të përkrahësve të Trumpit. Ishte konstatuar se fotografia ishte shkrepur disa orë para se të hapej salla.

Despite some very corrupt and dishonest media coverage, there are many great reporters I respect and lots of GOOD NEWS for the American people to be proud of!

CNN – Videoja në të cilën Trump pa kontroll ushqen peshqit së bashku me kryeministrin japonez. Ata nuk e kishin treguar videon e plotë ku shihet se si Shinzo Abe i pari ushqen peshqit, ndërsa Trump mundohet ta imitoj.

CNN – Raporti për takimin e Anthony Scaramucci me rusët. Ky raport më vonë ishte korrigjuar me fjalë më pozitive.

Newsweek – Zonja e Parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda nuk ka dashur t’ia jep dorën Trumpit. Videoja e plotë e ka dëshmuar se nuk është e vërtetë.
CNN – Ish-drejtori i FBI-së, James Comey i është kundërvënë Trumpit derisa ishte nën hetime. Raporti më vonë është korrigjuar.

New York Times – Administrata e Trumpit ka fshehur raportin për marrëveshjen e klimës.

“Marrëveshja e Trumpit me rusët” – ndoshta është gënjeshtra më e madhe që i është servuar popullit amerikan.

Republikanët në bllogun e tyre kanë konstatuar se vitit 2017 ka qenë me plot informata të pasakta.Sipas këtij bllogu, mbi 90 për qind të lajmeve për Trumpit që janë shkruar gjatë vitit të kaluar kanë negative. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit