Trump: SHBA-të po vëzhgojnë protestat në Iran

Mos i humb

Presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA-të janë duke vëzhguar demonstratat masive në të gjitha qendrat kryesore të populluara të Iranit.

“Njerëzit e Iranit më në fund veprojnë kundër regjimit brutal dhe të korruptuar iranian”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Twitter.

“Të gjitha paratë që presidenti Obama u dha pa mend atyre, hynë në terrorizëm dhe në xhepat e tyre. Njerëzit kanë pak ushqim, inflacion të madh dhe nuk kanë të drejta të njeriut. SHBA-të po vështrojnë”, shtoi ai.

Me sa duket Trump i referohej lehtësimit të sanksioneve që i janë dhënë Iranit si pjesë e një marrëveshjeje ndërkombëtare me fuqitë botërore për të frenuar programin e saj bërthamor, si dhe një pagese të parave të gatshme të siguruara për Iranin nën administratën e ish-presidentit Barack Obama.

Sipas raportimeve të mediave lokale, mijëra iranianë dolën në rrugë duke filluar nga e enjtja në qytetet verilindore Masshad dhe Kashmar, për të protestuar ndaj rritjes së çmimeve të mallrave dhe keqmenaxhimit të perceptuar të qeverisë. Tashmë protestat janë përhapur, përfshirë edhe në kryeqytetin Teheran.

Në këto gjashtë ditë të protestave, të paktën 23 persona janë vrarë dhe mbi 500 janë raportuar të arrestuar.

Përveç kësaj, rreth 400 persona janë arrestuar, përfshirë 200 në kryeqytetin Teheran. Arrestimet tjera u raportuan në Arak, Isfahan dhe Robat Karim si dhe në provincën perëndimore të Azerbajxhanit.

Udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Kharemenei, fajësoi për trazirat fuqitë e huaja të cilat i quajtu “armiq suprem”.

“Në ngjarjet e fundit, armiqtë e Iranit u bashkuan duke përdorur mjete të ndryshme në dispozicion, duke përfshirë para, armë, politikë dhe inteligjencë, në mënyrë që të krijonin probleme për sistemin islamin”, tha Kharemenei në faqen e tij zyrtare.

Ai shtoi se ajo që i pengon armiqtë dhe veprimet e tyre armiqësore është “fryma e guximit, vetësakrifikimi dhe besimi në mesin e njerëzve”.

Turqia poashtu dha vlerësim sot duke paralajmëruar kundër ndërhyrjes së huaj në Iran.

“Ne duam që paqja në vend të sigurohet sa më shpejtë të jetë e mundur, dhe se kuptimi i përbashkët do të mbizotëronte për të parandaluar përshkallëzimin e incidenteve dhe se retorika provokative dhe ndërhyrjet e jashtme do të shmangeshin”, tha Ministria turke e Punëve të Jashtme në një deklaratë.

Një ditë më parë, Mbretëria e Bashkuar apeloi për dialog për çështjet e ngritura nga protestuesit iranianë.

“Britania e Madhe po vëzhgon nga afër ngjarjet në Iran. Ne besojmë se duhet të ketë debat kuptimplotë për çështjet legjitime dhe të rëndësishme që protestuesit po ngrenë dhe ne shikojmë tek autoritetet iraniane që ta lejojnë këtë”, tha sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johson./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit