Trump udhëton në Dover për të nderuar amerikanët e vrarë në Siri

Mos i humb

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, do të mbërrijë në bazën ushtarake ajrore Dover për të nderuar katër amerikanët e vrarë këtë javë në një sulm vetvrasës në Siri.

“Do të udhëtoj në Dover që të jem pranë familjeve të katër personave të veçantë që humbën jetën duke i shërbyer vendit tonë”, ka shkruar Trump në Twitter.

Udhëtimi në bazën Dover nuk ishte në axhendën publike të presidentit për të shtunën, por ai bëri të ditur lajmin para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Sulmi me bombë në Munbixh ishte më vdekjeprurësi për trupat amerikanë që nga hyrja e tyre në vendin e shkatërruar nga lufta në vitin 2015.

Sulmi ndodhi një muaj pas njoftimit të Trumpit për mposhtjen e DEASH-it në Siri dhe për tërheqjen e forcave të SHBA-ve nga ky vend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit