Trump vazhdon t’i sulmoj kongresmenet femra: Këto nuk mund ta duan vendin tonë

Mos i humb

Presidenti amerikan Donald Trump, përsëri ka filluar t’i sulmoj katër kongresmene amerikane, duke përfshirë anëtarët e Kongresit të grave muslimane, Trump tha: “Këto katër kongresmene duhet të kërkojnë falje për fjalimin e tyre të urrejtjes për Amerikën dhe (Izraelin)”.

Presidenti Trump bëri një deklaratë të re për Aleksandri Ocasio-Cortez, Ayanna Pressley, Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib.

Presidenti Trump në një deklaratë të re në Twitter tha:

‘Unë nuk besoj se këto katër kongresmene mund ta duan vendin tonë, ato duhet të kërkojnë falje për gjuhën e urrejtjes që kanë përdorur, por po dëmtojnë Partinë Demokratike, njerëzit e dobët dhe të pasigurt nuk mund të dëmtojnë kurrë vendin tonë të madh”, kishte shkruar Trump.

Cortez, anëtarja më e re e Kongresit, tha në Twitter se;

“Duhet të punojmë më shumë në çështje të tilla si sigurimi i një sistemi shëndetësor më të mirë në vend, falja e borxheve të studentëve, zbatimi i ligjeve për mbrojtjen e mjedisit, rritja e pagave minimale dhe të drejtave të njeriut.  Ju mbledhni para për mjekësi, duke emëruar në detyrë Betsy Devos (Sekretari i Arsimit në SHBA) për të dënuar studentët dhe për të lënduar fëmijët e emigrantëve”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit