Tryeza e LDK-së me partitë dhe vazhdimi i serive të tilla: ja pse-të e një dështimi të madh

86
0

Nga Blendi Gashi

Partitë në Kosovë me ftesë të LDK-së të mërkurën u mblodhën për të diskutuar siç u tha për temat nacionale, e ku një prej tyre ishte edhe përgatitja për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Por në këtë pikë nuk u arrit pajtueshmëri pasi partitë në pushtet, PDK, AAK, NISMA qartë u shprehën kundër, ndërsa pozita përveç dëshirës aktualisht nuk ka 61 numrat e nevojshëm qa ta rrëzojë Ramushin as me mocion.

E gjithë pajtueshmëria që u arrit në këtë tryezë ishte vazhdimi i takimeve të tilla, por që tashmë do organizohet nga partitë tjera.

Po pse takimet e tilla janë të kota…

Se takimet e tilla realizohen sa për sy e faqe e tregoi edhe takimi i parë i së mërkurës ku pjesëmarrës nuk ishin asnjë prej kryetarëve të partive kryesore, as Isa Mustafa i LDK-së që thirri tryezën, por pjesëmarrës ishin, Agim Veliu nga LDK, Memli Krasniqi, nga PDK, Blerim Kuçi nga AAK, Bilall Sherifi nga NISMA e Agim Bahtiri nga AKR.

Andaj dakordësia që të vazhdojnë të tilla takime (i radhës do organizohet nga PDK) do jetë vetëm një hedhje hi syve para opinionit pasi vështirë se mund të arrihet ndonjë pajtueshmëri, e sidomos me kërkesën kryesore të opozitës të shkohet në zgjedhje të reja, por edhe rreth fazës finale të bisedimeve me Serbinë, ku mazhoranca kërkon që dialogu të udhëhiqet nga presidenti Thaçi e opozita nga qeveria.

Arsye tjetër pse takimet e tilla do jenë të kota për unifikim është edhe Platforma e prezantuar nga Kadri Veseli e cila poashtu parasheh dakordësi në pikat e kërkuara nga LDK, për temat e mëdha, si ushtria, Asociacioni, bisedimet me Serbinë etj. Pra rivaliteti mes këtyre partive për të marrë primatin e unifikuesit pengon një konsensus të mundshëm.

Se takimet mes partive nuk kanë dhënë ndonjë rezultat rreth unifikimit e tregon edhe organizimi i takimeve të tilla vite më parë nga presidetja Atifete Jahjaga për të tejkaluar ngërçin politik disa mujor.

Sipas deklaratave të deritanishme një gjë është e sigurt: kur të përfundojnë të gjitha takimet dhe nuk arrihet një konsensus, opozita do fillon përpjekjet për të bërë 61 votat e nevojshme për ta rrëzuar qeverinë “Haradinaj”. Por për ta jetësuar këtë gjë, duhet të ndodh skenari si me qeverinë e kaluar, që deputet të caktuar nga partitë në pushtet të japin votën për ta rrëzuar vetveten.

Opozitarët duhet shpresojnë vetëm tek PDK-ja e Veselit, konkretisht deputet të caktuar të kësaj partie për ta rrëzuar Ramushin, pasi tek deputet të AAK-së dhe NISMA-s nuk kanë pse të kërkojnë vota. /tesheshi.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here