Tsipras: Mes Turqisë dhe Greqisë ka mundësi të mëdha të pavlerësuara

Mos i humb

 

 

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, tha se mes Turqisë dhe Greqisë ka mundësi të mëdha të pavlerësuara, duke shtuar se beson se bisedimet eksploruese mes dy vendeve mund të rifillojnë.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të takimeve bilaterale zhvilluan një takim në ditën e dytë të Samitit të NATO-s, në Bruksel të Belgjikës.

Pas takimit me presidentin Erdoğan, Tsipras ka bërë disa deklarata për gazetarët grekë, ku pasi ka transmetuar se kanë zhvilluar një takim “të vështirë, por të frytshëm” me Erdoğan, tha se “Nuk mund të them se ishte një prej takimeve të mia më të lehta. Por nga takimi kam dalë më shumë shpresues se kur hyra”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit