TSK dhe ULS në Afrin pastrojnë nga terroristët fshatin Shejh Huruz

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” pastruan nga terroristët fshatin Shejh Huruz dhe vendbanimet e tij në veri të Afrinit në Siri.

Në rajon mësohet se TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizata terroriste PYD/PKK vendbanimet dhe fshatin Shejh Huruz, në komunën Bulbul, në veri të Afrinit.

TSK njoftim në gjuhën angleze lidhur me operacionin “Dega e Ullirit”
Neutralizohen gjithsej 999 terroristë
Krahas vendbanimeve të quajtura Shejh Huruz i poshtëm, Shejh Huruz i mesëm dhe Shejh Huruz i sipërm është pastruar nga terroristët edhe kodra e quajtur Havuz.

TSK dhe ULS që nga fillimi i operacionit e deri më tani kanë çliruar nga pushtimi i PYD/PKK-së një qendër komunë në pesë komunat e Afrinit, 24 fshatra dhe 40 pika të tjera, përfshirë 12 male dhe kodra strategjike./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit