TSK kundërpërgjigje të menjëhershme sulmeve ndaj pikës vëzhguese në Siri

Mos i humb

Ministria turke e Mbrojtjes ka njoftuar se është dhënë kundërpërgjigje e menjëhershme ndaj sulmeve me topa/mortaja ndaj pikës vëzhguese numër 9 në rajonin Murak nga rajonin Tall Bazan i cili kontrollohet nga forcat e regjimit në rajonin për uljen e tensioneve në Idlib të Sirisë.

Në një deklaratë me shkrim Ministria e Mbrojtjes njofton se një sulm me topa/mortaja është kryer ndaj pikës vëzhguese numër 9 në rajonin Murak nga rajonin Tall Bazan i cili kontrollohet nga forcat e regjimit në rajonin për uljen e tensioneve në Idlib të Sirisë.

“Në sulmin e kryer nuk ka patur humbje nga personeli por janë dëmtuar rëndë një pjesë e pajisjeve që ndodhen në bazën tonë. Janë kryer ndërhyrjet e nevojshme në praninë e Rusisë në lidhje me sulmin. Situata po ndiqet nga afër”, thuhet në deklaratën e ministrisë ku vihet theksi se ndaj sulmit është dhënë kundërpërgjigje e menjëhershme me armët e rënda që ndodhen në rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit