Turbulenca e fuqishme në avionin e linjës kanadeze lëndon 37 persona

43
0

Tridhjetë e shtatë persona janë raportuar të lënduar nga turbulenca që ka pësuar një avion i linjës kanadeze “Air Canada” teksa po udhëtonte nga Vancouver për në Sidney të Australisë.

Në avion gjendeshin 269 pasagjerë dhe 15 pjesëtarë të ekuipazhit, kurse 37 prej tyre kanë pësuar nga turbulenca e fuqishme që ka ndodhur në kohën kur avioni i tipit Boeing 777-200 gjendej mbi Oqeanin Paqësor në afërsi të Hawaiit, njoftoi transmetuesi publik i Australisë.

Pas incidentit të papritur, avioni ka bërë zbritje urgjente në Aeroportin Ndërkombëtar Daniel K Inouye në Honolulu të Hawaiit, ku nëntë nga 37 të lënduarit raportohet të kenë marrë lëndime të rënda.

Australianja Jess Smith, një nga pasagjerët, ka shkruar në rrjetet sociale se është zgjuar nga gjumi kur avioni ka filluar të lëkundet dhe se ka parë njerëzit të përplasen për tavanin e avionit.

Ndërkohë, Air Canada njoftoi në një deklaratë se janë ndërmarrë të gjitha punimet e nevojshme lidhur me pasagjerët dhe se fluturimi për në Australi është planifikuar të vazhdojë gjatë ditës së sotme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here