Turistë me plehra, rruga e vjetër Fier-Vlorë kthehet në landfill ilegal

Mos i humb

Rruga e vjetër Vlorë-Fier është kthyer në një vend grumbullimi të mbetjeve. Mungesa e një firme pastrimi bën që këto fshatra t’i depozitojnë buzë rrugës. Edhe magazinat e peshkut e kanë kthyer në kosh gjigant mbeturinash.

“Peshku vjen nga Vlora, nuk janë plehrat tona këto. Kjo është rruga kryesore. Aroma e keqe, ndërsa turistët kalojnë këtej”, shprehet një qytetar.

“Në çdo kohë hidhen mbeturina e peshkut. U helmua. S’kalojmë dot këtej. Vijnë nga Vlora. Magazinat e peshkimit. Duhet t’i mbash xhamat mbyllur. Kalojnë turistët, i marrin me kamera i fotografojnë”, thotë një tjetër.

Top Channel rikthehet këtë herë në zonë pas disa muajsh, por situata, në pritje të zgjidhje së problemeve të tenderit që bashkia hapi për pastrim, mbetet ende katastrofike, si për mjedisin ashtu dhe jetën e banorëve. Makina e plehrave ende nuk është dukur në fshatin Panaja, ku e vetmja gjë që ka ndryshuar është se gomave dhe mobiljeve në pirgjet e plehrave, u janë shtuar edhe peshqit e prishur./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit