Turkish Airlines do të rekrutojë 1.000 pilotë

Mos i humb

Turkish Airlines synon të rekrutojë 1.000 pilotë, tha zëvendësshefi ekzekutiv përgjegjës për burimet njerëzore Abdulkerim Cay.

“Tani, objektivi ynë janë 1.000 pilotë për të përmbushur nevojat tona”, tha Cay para gazetarëve në Stamboll.

Cay tha se kapaciteti do të rritet pasi aeroporti i ri i Stambollit të bëhet funksional.

Aeroporti i tretë i Stambollit pritet të hapet zyrtarisht më 29 tetor.

Sipas një deklarate nga aviokompania turke, personat nën moshën 35 vjeç që janë të paktën të diplomuar mund të aplikojnë për akademinë për pilot.

Aplikuesit mund të gjejnë më shumë informacione në adresën e internetit të Turkish Airlines./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit