Turkish Airlines në vitin 2017 ka rritur numrin e pasagjerëve me 9,3 për qind

Mos i humb

Kompania ajrore turke, Turkish Airlines (THY) ka rritur numrin e pasagjerëve me 9.3 për qind në vitin 2017 krahasuar me vitin e kaluar.

Kompania thotë se në periudhën janar-dhjetor është regjistruar një numër rekord i pasagjerëve prej 68,6 milionë. Vetëm në dhjetor 2017 u transportuan 5.5 milionë pasagjerë, që është për 21.4 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të vitit 2016.

Mbushja e ulëseve në vitin e kaluar ishte 79.1 për qind, që paraqet një rritje prej 4.7 për qind krahasuar me vitin 2016.

Të hyrat për kilometër të kaluar në dhjetor 2017 arritën në 11.2 miliardë dollarë amerikanë, që është një rritje prej 16.3 për qind në krahasim me muajin dhjetor të vitit 2016.

Në periudhën janar – dhjetor të ardhurat për kilometër të kaluar u rritën për 7.9 për qind dhe arritën në 136, 9 miliardë dollarë. Vitin e kaluar u transportuan mbi 1,1 milion tonë, që është 25,5 për qind më shumë se në vitin 2016.

Sipas Turkish Airlines, kompania fluturon në gjithsej 300 destinacione botërore. Sipas anketës së Skytrax, Turkish Airlines është shpallur kompania më e mirë ajrore në Evropë nga viti 2011 deri në vitin 2016./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit