Turkish Airlines zgjat pezullimin e fluturimeve ndërkombëtare shkaku i COVID-19

Mos i humb

Kompania ajrore turke “Turkish Airlines” ka zgjatur pezullimin e të gjitha fluturimeve ndërkombëtare deri më 1 maj si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Bilal Eksi, përmes rrjeteve sociale njoftoi se fluturimet e brendshme janë kufizuar në 14 qytete metropolitane ndërsa të gjitha fluturimet e tjera të brendshme janë ndalur.

Sa i përket transportit vendor, udhëtimi mes qyteteve i nënshtrohet lejes nga autoritetet.

Kompania ajrore fillimisht kishte suspenduar të gjitha fluturimet ndërkombëtare deri më 17 prill, përpos në Hong Kong, Moskë, Addis Ababa, New York dhe Washington.

Mbrëmë, ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, në një konferencë për media informoi se nga COVID-19 kanë humbur jetën 277 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit