“Turkish Cargo” transporton speciet e rrezikuara në vende të sigurta

Mos i humb

Kompania Turkish Cargo, që është nëndegë e aviotransportuesit turk Turkish Airlines (THY), ka transportuar disa luanë dhe pinguinë të rrezikuar në lokacione të sigurta.

Kompania në fjalë ka transferuar 20 pinguinë të llojit Humboldt nga Kopshti Zoologjik në Letoni, në Akuariumin Publik Oqeanik në Kinë.

Pinguinët në fjalë janë në mesin e 11 specieve të rrezikuara nga ndryshimet klimatike. Ata u dorëzuan në Kinë në gjendje të mirë shëndetësore.

Paralelisht me këtë, gjashtë këlyshë të luanit u transferuan me sukses në Bangladesh dhe 14 luanë të rritur në Kinë.

Në fillim të muajit janar, Turkish Cargo transferoi nga SHBA-të në Turqi 15 kuaj.Kompania Turkish Cargo, aktualisht ofron shërbime në 120 shtete, ndërkohë që punon në përputhje me rregulloren e Asociacionit Ndërkombëtar të Transportit Ajror (IATA) të kafshëve të gjalla./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit