Turne degjesash në kryeqytet. Erion Veliaj e nis nga Pazari i Ri

Mos i humb

Ka nisur nga Njësia 8 rrugëtimi i dëgjesave me qytetarët e Bashkisë së Tiranës për Buxhetin 2019 dhe bilanci i punës së realizuar në këto 3 vjet.

Duke filluar pikërisht nga Pazari i Ri, si simbol i transformimit që ka pësuar kryeqyteti, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se një nga projektet më transformuese dhe që pritet të japë një impakt tepër pozitiv në ekonominë e qytetit është edhe projekti i përbashkët i Bashkisë së Tiranës me Fondin Shqiptaro-Amerikan për rehabilitimin e zonës së 9-katësheve.

Veliaj sqaroi se sheshi “Skënderbej” do të lidhet me “Pazarin e ri”, në një zonë që do të jetë hapësirë biznesi, duke gjeneruar edhe mjaft vende të reja pune.

“Kemi marrë një vendim që të mos i lëmë Pazarin e Ri dhe sheshin “Skënderbej” si dy ishuj veç e veç, me kolonat në mes, por kemi përgatitur një investim së bashku me miqtë tanë të Fondit Shqiptaro-Amerikan, për të riparuar të gjithë pjesën e 9-katësheve, kolonave, që sheshi “Skënderbej” të lidhet natyrshëm, me të njëjtin cilësi punimesh, përmes dy pjesëve të kolonave, me Pazarin e Ri, duke e kthyer në një rrugë të madhe shopingu. Me lirimin e shumë pikave të kazinove dhe basteve, do të ketë më shumë hapësirë për biznese të mirëfillta, që gjenerojnë vende pune”, deklaroi Veliaj.

Një tjetër investim i rëndësishëm që ka prekur Njësinë Nr. 8 në kryeqytet është dhe rehabilitimi i zonës së Bregut të Lumit, ku si rezultat i investimit për herë të parë nuk ka pasur përmbytje.

Në Njësinë 8 shumë shpejt do të nisë puna për rikonstruksionin e shkollës së fëmijëve që nuk shikojnë, si dhe të gjimnazit “Partizani”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit