Turqi, 6 ushtarë të plagosur gjatë një sulmi të PKK-së

Mos i humb

Të paktën gjashtë ushtarë turq u plagosën në një sulm të PKK-së në provincën lindore Hakkari të Turqisë.

Një deklaratë e prefektit të Hakkarit tha se terroristët e PKK-së sulmuan bazat ushtarake Zer Tepe dhe Kirmizikaya në qarkun e Cukurca, duke plagosur gjashtë ushtarë.

Ushtarët u dërguan në spitalin shtetëror të Hakkarit për trajtim, ndërsa një operacion i mbështetur nga ajri filloi për të ndjekur terroristët.

PKK-ja, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja rifilloi fushatën e saj të armatosur kundër Turqisë në korrik të vitit 2015.

Që atëherë, ajo ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 1.200 pjesëtarëve të sigurisë turke dhe civilëve, përfshirë gra dhe fëmijë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit