Turqi, 9 të vdekur dhe 47 të plagosur në përplasjen e trenit të shpejtë

Mos i humb

Ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Cahit Turhan, ka bërë të ditur se të paktën nëntë persona humbën jetën dhe 47 të tjerë mbetën të plagosur kur një tren i shpejtë u përplas me një pilot lokomotivë që lëvizte përgjatë të njëjtave binarë në kryeqytetin Ankara.

Ministri Turhan konfirmoi se “nëntë persona humbën jetën, përfshirë tre mekanikë, ndërsa 47 të tjerë u plagosën”.

Sipas zyrës së guvernatorit të Ankarasë, pas përplasjes disa mbikalime po ashtu u shembën mbi vagonët hekurudhorë.

Treni i shpejtë ishte në rrugë drejt qytetit Konya në Turqinë qendrore.

Përpjekjet për shpëtim ende janë në vazhdim, përfshirë përdorimin e qenve. Disa nga të lënduarit u dërguan në spital, ndërsa ambulancat qëndrojnë në gatishmëri.

Prokurorët kanë nisur një hetim për shkakun e përplasjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit