Turqi, arrestohen 19 persona për sulmin mbi pjesëtarët e Partisë AK

Mos i humb

 

Policia e Turqisë, ka arrestuar të paktën 19 persona, lidhur me sulmin e dy ditëve më parë në qytetin juglindor Sanliurfa, i cili kishte vënë në shënjestër pjesëtarët e partisë turke për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti). Në mesin e të arrestuarve është edhe kandidati për zgjedhjet parlamentare i Partisë Demokratike Popullore pro-kurde (HDP), Ismail Kaplan.

Prokuroria në Şanlıurfa po kryen një hetim në lidhje me sulmin, dhe ka lëshuar një urdhër arrest për të paktën 23 persona, nga të cilët 19 tashmë janë arrestuar.

Përveç Ismail Kaplanit, në mesin e të arrestuarve nën dyshimin për lidhje me terrorizmin, janë edhe zyrtarë tjerë të përfaqësive lokale të partive HDP dhe BDP.

Rikujtojmë se në një sulm ndaj anëtarëve të partisë qeveritare për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), të enjten në mbrëmje, u vranë të paktën katër persona dhe tetë vetë u plagosën.

Ministri turk i Shëndetësisë, Ahmet Demircan, konfirmoi se anëtarët e Partisë AK, përfshirë edhe deputetin İbrahim Halil Yıldız, janë sulmuar përderisa po merrnin pjesë në fushatën parazgjedhore.

Yıldız i mbijetoi sulmit pa lëndime, ndërsa vëllai i tij më i vjetër Mehmet Ali Yıldız iu nënshtrua plagëve në spital.

Zyra e Guvernatorit të Şanlıurfa-s tha se Yıldız i shoqëruar nga një grup i njerëzve të afërt në kuadër të fushatës së tij zgjedhore, vizitoi biznesmenët në qendër të Suruçit.

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdağ, deklaroi se pas sulmit në Turqinë juglindore qëndron organizata terroriste PKK.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit