Turqi, arrestohen 20 persona lidhur me DEASH-in

Mos i humb

Sipas informacioneve të policisë turke të enjten në Stamboll gjatë disa operacioneve të kryera në të njëjtën kohë janë arrestuar 20 persona, mes të cilëve 16 të huaj, të cilët dyshohen se kanë lidhje me organizatën terroriste DEASH.

Policia ka kryer aksione pasi u lajmërua se të dyshuarit përgatisin sulm, tha një burim nga policia i cili dëshiroi të mbetet anonim. Gjatë operacionit në komunat Bagcilar, Bayrampasa, Beylikduzu, Kucukcekmece, Umraniye dhe Pendik të Stambollit janë bastisur nëntë shtëpi.

Forcat turke të sigurisë janë përfshirë në fushatën afatgjate qëllimi i së cilës është parandalimi i sulmeve të DEASH-it. Që nga muaji gusht i vitit të kaluar policia në Stamboll kreu së paku 100 aksione dhe arrestoi afër 1.000 të dyshuar./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit