Turqi, arrestohet 180 anëtarë të dyshuar të FETO-s

Mos i humb

Ankara

Turqia ka arrestuar 180 anëtarë të dyshuar të organizatës terroriste FETO, grupit që qëndron pas grusht shtetit të dështuar të vitit 2016, (AA).

Sipas burimeve të sigurisë, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur për mediat, 50 prej të arrestuarve janë pjesë e një grupi prej 71-anëtarësh të FETO-s që u infiltruan në Ministrinë e Drejtësisë, të kërkuar me urdhër-arrest në një operacion në 15 qytete të urdhëruar nga prokurorët në Ankara.

Po ashtu, në kuadër të një hetimi të bazuar në Izmir kundër infiltrimit të FETO-s në Forcat e Armatosura Turke (TSK), 101 nga 157 të dyshuar, përfshirë personel me detyrë aktive, u kapën nga autoritetet e sigurisë.

Përveç këtyre, 29 të dyshuar të tjerë u arrestuan në Ankara në kuadër të një operacioni që hetonte për infiltrimin e grupit terrorist në Komandën e Forcave Tokësore Turke.

Autoritetet e sigurisë po ashtu lëshuan urdhër-arreste për 467 të dyshuar të tjerë që besohet t’i kenë marrë pyetjet e provimit të policisë në vitin 2009 në mënyrë të paligjshme.

Prokurorët akuzojnë grupin terrorist për vjedhje të pyetjeve të provimeve për të ndihmuar anëtarët e FETO-s të infiltrohen në organizatat shtetërore.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016 në Turqi, i cili la të martirizuar 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë të plagosur.

Ankaraja po ashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit