Ballina Bota Turqi, arrestohet komandanti i DEASH-it, tentoi të futet në mesin e emigrantëve

Turqi, arrestohet komandanti i DEASH-it, tentoi të futet në mesin e emigrantëve

28
0

 

 

Në operacionin e përbashkët të policisë turke dhe shërbimit të inteligjencës MIT, në Izmir të Turqisë u arrestuan katër pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH, përfshirë K.E.H., një nga emrat kryesorë të organizatës terroriste.

Oficerët e policisë në Izmir dhe Shërbimi i Inteligjencës Turke (MIT) kryen një operacion pas lajmërimit se në qytetin perëndimor turk Izmir, ndodhet pjesëtari i organizatës terroriste DEASH, K.E.H., një nga komandantët e organizatës, i cili është përgjegjës për rajonin e qytetit sirian Deir ez Zor dhe rrethinën e saj.

Në operacionin e policisë dhe të inteligjencës K.E.H. u arrestua me tre pjesëtarë të tjerë të DESH-it, qëllimi i të cilëve ishte të infiltrohen në mesin e emigrantëve dhe kështu të iknin jashtë.

K.E.H konsiderohet si një nga personat përgjegjës për masakrën e rreth 700 civilëve në qytetin sirian Saidat, të 14 dhjetorit 2017. Përveç kësaj, K.E.H. është edhe një i afërm i ngushtë i terroristi Sadam Jamal, përndryshe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të liderit të organizatës terroriste DEASH Abubakr al-Baghdadi.

Terroristi i arrestuar u plagos në Siri ndërsa fotografitë e tij pas plagosjes u publikuan gjithashtu në rrjetet sociale.

Në të njëjtin operacion u arrestuan edhe tre emra të tjerë kryesorë të organizatës terroriste M. M., M.E.Z. dhe O.M, të cilët kishin ikur nga veriu i rajonit, pasi në këtë rajon kanë filluar operacionet e Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.

Duke patur parasysh se këto janë emrat kryesorë, thuhet se kjo është një goditje serioze për organizatën terroriste.

Hetimet janë në vijim e sipër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here