Turqi, asistenti vret 4 kolegë në një universitet

Mos i humb

Të paktën katër të vrarë dhe tri të plagosur është bilanci nga një sulm i armatosur në Fakultetin Pedagogjik të Universitetit Osmangazi në qytetin turk Eskisehir.

Informacionet flasin se asistenti në Fakultetin Pedagogjik, Dogukan B. je, tani për tani për motive të panjohura vrau katër kolegë të tij, të cilët ndodheshin në katin e tretë të godinës së universitetit.

Dogukan vrau zëvendës dekanin Mikail Yalcin, sekretarin e fakultetit Fatih Ozmutlu, profesorin Yasir Armagan dhe asistentin Sedrar Caglak.

Sulmuesi është arrestuar, ndërsa tre të plagosurit janë transferuar në spital./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit