Turqi, burg i përjetshëm për 12 persona lidhur me grusht shtetin

Mos i humb

12 nga 14 të akuzuarit e arrestuar me akuzën për “shkelje të kushtetutës” në rastin e “grushtit kryesor” në Stamboll në lidhje me tentativën për grusht shteti nga organizata terroriste FETO, janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll ka shpallur vendimin e saj në lidhje me çështjen gjyqësore të zhvilluar sot në pallatin e drejtësisë në Stamboll.

Në këtë kuadër trupi gjykues me akuzat “përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues duke përdorur forcë dhe dhunë”, “përpjekje për të përmbysur kuvendin e Turqisë dhe për të penguar ushtrimin e detyrës”, “kryerja e funksionit si drejtues në organizatë terroriste” dhe “anëtarësim në organizatë terroriste të armatosur” ka dhënë dënimin me burg të përjetshëm për 12 nga 14 të akuzuarit e arrestuar në lidhje me tentativën për grusht shteti nga organizata terroriste FETO./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit