Turqi, burg i përjetshëm për 47 pjesëtarë të FETO-s

Mos i humb

 

 

Gjykata e Turqisë dënoi të enjten me burg të përjetshëm 47 pjesëtarë të organizatës terroriste FETO, për përfshirjen e tyre në tentativën për grusht shteti në korrik të vitit 2016.

Një burim nga Gjykata e Lartë Penale në Ankara, bën të ditur se kjo gjykatë dënoi më burg të përjetshëm 27 të akuzuar të FETO-s, në mesin e të cilëve një gjeneral-major dhe një gjeneral- brigade, ndërsa 20 pjesëtarë tjerë të FETO-s u dënuan për shkelje të rendit kushtetues.

Gjykata në fjalë 217 pjesëtarëve të tjerë të FETO-s u shqiptoi dënime të cilat lëvizin mes 12 dhe 20 vite burg, për “mbështetje të shkeljes së rendit kushtetues”.

Të gjithë u dënuan për aktivitetet e tyre gjatë tentativës për grusht shteti, në Komandën e Brigadës së 58-të të Artilerisë si dhe në Komandën e Shkollës Raketore në Ankara.

Përveç kësaj, gjykata liroi 64 të dyshuar, duke përfshirë 63 ushtarë, një kolonel dhe një nëpunës civil.

Ndryshe, organizata terroriste FETO dhe lideri i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan puçin e dështuar më 15 korrik të vitit 2016, i cili martirizoi 250 njerëz dhe plagosi afër 2.200 të tjerë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit