Turqi, bursa shkollore për 20.000 studentë sirianë

Mos i humb

Zv/kryetari i Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) Sayit Yusuf tha se Turqia ka ndarë bursa për 20.000 studentë sirianë.

Yusuf në një prononcim për Agjensinë Anadolli tha se kanë ndarë bursa për 20.000 sirianë të moshës studentore, 4.500 prej të cilëve kanë marrë bursë të plotë, në përputhje me sistemin turk të bursave.

Ai tha se shteti i tij është duke trajnuar sirianët që të jenë pjesë aktive e rindërtimit të shtetit të tyre në të ardhmen.

“Sirianët e arsimuar do të kontribuojnë për rindërtimin e Sirisë”, tha Yusuf, për të shtuar se studentët do të kthehen nëpër shtëpitë e tyre si “miq të Turqisë”.

Yusuf tha më tej se YTB nuk punon vetëm me sirianët, pasi në fokus të veprimtarisë së tyre janë njerëzit e shtypur në secilën pjesë të botës.

Në bazë të të dhënave të cilat i ka YTB, aktualisht në Turqi studiojnë 16.000 studentë nga 160 shtete të ndryshme të botës./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit