Turqi, fillon takimi i parë i Kabinetit presidencial

Mos i humb

Kryesuar nga presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka filluar takimi i parë i Kabinetit nën sistemin e ri presidencial të këtij vendi.

Kabineti u tubua pasditen e sotme në kompleksin presidencial në Ankara.

Rizgjedhja e presidentit Erdogan më 24 qershor, ndër të tjera shënoi edhe tranzicionin e Turqisë në një sistem ekzekutiv presidencial të qeverisë.

Siç njoftoi Këshili i Lartë Zgjedhor i Turqisë, Erdogan fitoi zgjedhjet presidenciale me 52.5 për qind të votave.

– Erdogan flet në ndërtesën e parë të Parlamentit të Turqisë

Më herët, para se kabineti të zhvendoset në Kompleksin Presidencial për takimin e kryesuar nga presidenti Erdogan, presidenti Erdogan foli në ceremoninë e hapjes së takimit të parë të Kabinetit nën sistemin e ri të presidencës ekzekutive.

Ceremonia u mbajtë në ndërtesën e parë të Parlamentit të Republikës në kryeqytetin e Ankarasë.

“Do të punojmë pa pushim derisa ta ndërtojmë Turqinë (një vend) ku ne mund ta parashikojmë të ardhmen tonë me vetëbesim”, deklaroi presidenti Erdogan.

Presidenti turk tha se Parlamenti i parë ishte fillimi, ndërsa i riu është vazhdimi.

“Sot ne e shohim këtë ceremoni në ndërtesën e vjetër të Parlamentit si një simbol të vazhdimit të historisë”, deklaroi presidenti Erdogan./Rtv Islam/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit