Turqi, gjatë sulmit të PYD/PKK humb jetën një person

Mos i humb

Gjatë një sulmi me minahedhës të pjesëtarëve të organizatës terroriste PYD/PKK nga rajoni Afrin në Siri, në distriktin Kirikhan, në provincën turke Hatay ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, raketa ka rënë në vendbanimin Kaletepe në distriktin Kirikhan, në jug të Turqisë.

Në këtë rajon janë dërguar zjarrfikës dhe ekipe të xhandarmërisë, si dhe ekipe të ndihmës së shpejtë, ndërsa personat e plagosur janë dërguar në spital.

Forcat turke të shtunën filluan operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin me qëllim të vendosjes së sigurisë në vijën kufitare, neutralizimin e elementeve terroriste PYD/PKK dhe DEASH-it, çlirimin e territoreve që okupuan terroristët dhe shpëtimin e popullit vëlla në këtë rajon.

Operacioni në Afrin ka filluar në kuadër të të drejtave të Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, veçmas të atyre që ka të bëjnë me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014).

Turqia mbështetet edhe në nenin 51 të marrëveshjes së OKB-ve, konkretisht “të drejtës për vetëmbrojtje”. Operacioni vazhdon duke u respektuar integriteti territorial i Sirisë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit