Turqi, gjendet Bibla 1.200 vjeçare

Mos i humb

Një Bibël për të cilën besohet se është 1.200 vjeçare, është gjetur gjatë një operacioni policor në juglindje të Turqisë.

“Ekipet për luftë kundër trafikimeve, gjetën Biblën gjatë një operacioni në qytetin Kayapinar. Bibla ka 34 faqe të shkruara me ar mbi lëkurë”, thuhet në njoftimin e guvernatorit të Diyarbakirit.

Sekuestrimi i Biblës është bërë gjatë tentativës së tre personave për ta shitur të njëjtën, thuhet më tej në njoftim, në të cilin sqarohet se trafikantët janë arrestuar.

Zyra e guvernatorit thotë se lidhur me aksionin në fjalë, janë arrestuar gjithsej 6 persona, por nuk ka detaje mbi origjinën e Biblës së lashtë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit