Turqi, javën e kaluar u neutralizuan 38 terroristë

Mos i humb

Gjithsej 38 terroristë janë neutralizuar gjatë javës së kaluar si pjesë e operacioneve anti-terroriste të zhvilluara anembanë Turqisë, bëri të ditur Ministria e Brendshme e Turqisë.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizuar” në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë ose janë dorëzuan ose janë vrarë ose kapur.

Në njoftim Ministria tha se forcat e sigurisë kanë kryer 487 operacione kundër terrorizmit më 9-16 prill.

Ministria specifikoi se 18 prej terroristëve janë vrarë, gjashtë janë kapur dhe 14 iu dorëzuan autoriteteve.

Gjatë operacioneve, 149 persona po ashtu u arrestuan për dyshimin se po ndihmonin dhe inkurajojnë grupin terrorist të PKK-së dhe 75 të tjerë për lidhjet e tyre të dyshuara me grupin terrorist DEASH.

PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, rifilloi fushatën e saj të armatosur kundër Turqisë në korrik të vitit 2015.

Që atëherë, është përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 1200 personave të sigurisë turke dhe civilëve, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Një tjetër grup prej 702 personave u arrestuan lidhur me lidhjet e dyshuara me Organizatën Terroriste Fetullah (FETO) dhe 21 të tjerë për lidhjet me grupet e majta terroriste.

FETO dhe udhëheqësi i saj në SHBA, Fetullah Gylen, orkestruan tentativën për grusht shteti në korrik të vitit 2016, i cili martirizoi 250 persona dhe plagosi rreth 2.200 të tjerë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit