Turqi, Këshilli i Arsimit të Lartë vendos kufizime për degët e frengjishtes

Mos i humb

 

 

Këshilli i Arsimit të Lartë i Turqisë (YÖK), deri në marrjen e një vendimi të ri ka vendosur mosregjistrimin e studentëve në degët e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge dhe mësuesit e gjuhës frënge në institucionet e arsimit të lartë të cilët ende nuk kanë filluar pranimin e studentëve.

Sipas infromacioneve të marra nga YÖK mësohet se për marrjen e këtij “vendimi kufizues” kanë qenë efektiv kryesisht “marrëdhënia diplomim-punësim” dhe “reciprociteti” me Francën. Ndërkohë që bëhet e ditur se në asnjë universitet në Francë nuk ndodhet asnjë degë e Gjuhës dhe Letërsisë Turke ose Turkologji që të ofrojë arsim në nivelin universitar.

Zyrtarët e YÖK kanë njoftuar se në Turqi arrin në 16 numri i programeve dhe degëve të Gjuhës dhe Letërsisë Frënge dhe mësuesit e gjuhës frënge të cilët ende nuk kanë filluar të pranojnë studentë.

Më tej theksohet se në sistemin e arsimit të lartë janë 19 programe dhe degë të Gjuhës dhe Letërsisë Frënge dhe mësuesit e gjuhës frënge të cilët kanë studentë dhe vazhdojnë arsimin.

Ndër të tjera njoftohet se departamentet ekzistuese që kanë studentë do të vazhdojnë pa ndonjë pengesë programin e tyre arsimor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit