Turqi, konfiskohet një libër i vjetër 1.400 vjet

Mos i humb

Në qytetin Diyarbakır të Turqisë ka nisur një hetim kundër 6 personave të dyshuar të cilët janë kapur në përpjekje për të shitur një libër me motive fetare për të cilin mendohet se është i vjetër 1.400 vjet.

Sipas një deklarate nga prefektura, mësohet se falë punës së ekipeve të Drejtorisë së luftës kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar të komandës së xhandarmërisë së qytetit u morën informacione se 3 të dyshuarit me banim në qendër të qytetit po kërkonin blerës për libirin që posedon motive fetare të përbërë nga 36 faqe i shkruar në letër papirus.

Në kuadër të këtij informacioni u zhvillua një operacion ku personat e dyshuar në fjalë u kapën në flagrancë teksa përpiqeshin për të shitur librin me motive fetare i cili është konfiskuar.

Libri me motive fetare i përbërë nga 36 faqe i shkruar në letër papirus me kapak lëkure është marrë nën mbrojtje dhe kundër 6 të dyshuarve ka nisur një hetim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit