Turqi, lirohen dy ushtarët grekë

Mos i humb

 

Një gjykatë në qytetin Edirne të Turqisë ka liruar dhe ka vendosur të gjykohen në gjendje të lirë dy ushtarët grekë të cilët ishin arrestuar në një zonë të ndaluar ushtarake në kufi.

Gjatë gjyqit në Edirne, dy ushtarët përsëritën pretendimin e tyre se ata kishin kaluar gabimisht kufirin dhe i kërkuan gjykatës lirimin e tyre.

Gjykata pasi ka vlerësuar masën e arrestit për ushtarët grekë Aggelos Mitretodis dhe Dimitros Kouklatzis të cilët ishin arrestuar më 1 mars ka vendosur gjykimin e tyre në gjendje të lirë.

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, duke përshëndetur vendimin e Turqisë për lirimin e ushtarëve në llogarinë e tij në Twitter tha se “Lirimi i dy ushtarëve grekë është një akt i drejtësisë, i cili do të kontribuojë në forcimin e miqësisë, lidhjeve të mira fqinjësore dhe stabilitetit në rajon”.

“Unë dua të përgëzoj dy oficerët tanë dhe të falënderoj familjet e tyre për forcën, durimin dhe besimin që kanë treguar në përpjekjet tona. Aggelos dhe Dimitris kthim të mbarë në atdheun tuaj”, shtoi ndër të tjera Tsipras.

Po ashtu edhe Presidenti i Komisionit Evropian (BE), Jean-Claude Juncker, duke bërë të ditur se e ka mirëpritur vendimin për lirimin e ushtarëve grekë të cilët gjykoheshin me masën e arrestit me burg pasi ishin kapur në një zonë të ndaluar ushtarake në qytetin Edirne, është shprehur se “BE-ja do të vazhdojë partneritetin strategjik me Turqinë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit