Turqi, ndalohen 100 migrantë pa dokumente

Mos i humb

Rreth 100 migrantë sirianë pa dokumente, përfshirë gra dhe fëmijë u ndaluan në provincën perëndimore të Turqisë, njoftuan burime turke të sigurisë.

Ekipet nga Departamenti i policisë provinciale vunë re se një grup njerëzish u përpoqën të largoheshin nga zona e Bodrum-it në provincën turke Mugla nëpërmjet mjeteve të paligjshme, theksuan burimet.

Migrantët u dërguan në Departamentin provincial të migracionit.

Turqia ka qenë rruga kryesore për refugjatët që përpiqen të kalojnë në Evropë, veçanërisht që nga fillimi i luftës civile në Siri.

Midis migrantëve të ndaluar në vitin 2017 në Turqi, shumica ishin nga Pakistani me rreth 15 mijë, Afganistani 12 mijë dhe Siria me afro 10 mijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit