Turqi, ndalohen 87 migrantë

Mos i humb

 

 

Në distriktin turk Ayvacik janë ndaluar 87 migrantë me origjinë nga Afganistani, Irani, Pakistani dhe Angola të cilët tentuan ilegalisht të kalojnë në Greqi.

Ekipe të rojës bregdetare gjatë patrullimit në dy milje nga bregu vërejtën grupe të migrantëve në gomone të cilët tentuan të kalojnë në ishullin grek Lesbos.

Në operacionin janë ndaluar 36 migrantë me origjinë nga Afganistani mes të cilëve gjendeshin gra dhe fëmijë.

Të huajt janë transferuar në hapësirat e Rojes bregdetare në vendin Küçükkuyu, ndërsa u është ofruar ndihmë në formë ushqimi dhe veshmbathjeje. Më pas u janë dorëzuar Qendrës për kthimin e të huajve në Ayvacik.

Ekipet e xhandarmërisë gjatë bastisjes së kamionçinës në Assos ndaluan 51 migrantë me origjinë nga Afganistani, Irani, Pakistani dhe Angola.

Janë arrestuar katër persona, mes të clëve edhe shoferi, të cilët akuzohen se organizuan kalimin illegal të kufirit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit