Turqi, në institucionet publike kthehen 1.823 nëpunës

Mos i humb

Me vendim të Qeverisë së Republikës së Turqisë, i cili në gjendje të jashtëzakonshme ka karakter të ligjit, në detyrë janë kthyer 1.823 nëpunës në sektorin publik, të cilët gjatë hetimeve të hershme u larguan nga postet e tyre. Po ashtu, nga detyra në institucionet publike janë larguar 214 persona, ndërsa nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) 48 nëpunës.

Vendimi është marrë gjatë seancës së Qeverisë së Republikës së Turqisë, e cila është mbajtur më 8 janar, kryesuar nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Vendimi me shpalljen e sotme në Gazetën Zyrtare ka hyrë në fuqi. Listat u botuan edhe në lidhje me punonjësit e sektorit publik të Republikës së Turqisë të pezulluar për shkak të lidhjeve me organizatat terroriste ose me disa struktura apo grupe të tjera që vepruan në dëm të sigurisë së Republikës së Turqisë.

Ndryshe me vendim të Qeverisë është mbyllur edhe një televizion dhe një radiostacion./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit