Turqi, në operacionin kundër FETO-s arrestohen 60 ish policë

Mos i humb

Prokuroria në Ankara ka lëshuar urdhër për arrestimin e 129 ish pjesëtarëve të forcave turke të sigurisë të cilët janë pezulluar për shkak të dyshimit se lidhen me organizatën terroriste FETO.

Ekipe për luftë kundër terrorizmit pranë policisë në Ankara nisën operacion për të arrestuar persona për të cilët dyshohet se kanë lidhje me FETO-n. Operacioni sot në mëngjes u organizua në 21 qytete, me theks në Ankara.

Janë arrestuar 60 persona të dyshuar.

Në mesin e personave që është kërkuar arrestimi gjendet, mes tjerash, shefi i policisë së kategorisë së parë, nëntë shefa policie të kategorisë së katërt, gjashtë komandantë të policisë, katër komisarë kryesorë policorë, 11 komisarë, 28 zëvendës komisarë dhe 65 policë.

Është konstatuar se personat e dyshuar kanë përdorur sistemin për komunikim të koduar ByLock./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit