Turqi, neutralizohen 20 terroristë të PKK-së

Mos i humb

Të paktën 20 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK u neutralizuan në operacionet e forcave turke të sigurisë në shtatë ditët e fundit në lindje të Turqisë dhe në veri të Irakut.

Në kumtesën e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë thuhet se forcat e sigurisë kanë vazhduar operacionet në periudhën nga 12 deri më 18 janar, kurse operacionet janë kryer në Diyarbakir, Bitlis, Mardin si dhe në disa rajone në veri të Irakut.

Në këto operacione u neutralizuan të paktën 20 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK.

Gjithashtu në operacione u konfiskuan gjashtë pushkë, një armë gjahu, një minë anti-tank, dy kilogram ekspoloziv C-4, 22 granata dore, tre RPG me municion dhe sasi të konsiderueshme të llojeve të tjera të armëve dhe municionit.

Gjatë kontrollit në kufijtë e Turqisë janë kapur 7.267 persona të cilët në mënyrë ilegale u përpoqën të hyjnë në Turqi. Forcat e armatosura kanë zbuluar dhe shkatërruar të paktën 51 shpella të cilat përdoreshin nga terroristët si strehimore.

Përveç armëve dhe municionit, forcat turke konfiskuan edhe 1.7 kilogramë lëndë narkotike të ndryshme, 198.140 paketa cigaresh, 78 litra naftë dhe celularë të kontrabanduar. Me këtë i është dhënë një goditje e fuqishme terroristëve edhe për sa i përket financimit të organizatës.

PKK është në listën e organizatave terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit