Turqi, numri i të vdekure nga koronavirusi rritet në 30

Mos i humb

Turqia ka konfirmuar nëntë vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 30, (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se të gjithë të vdekurit ishin të moshuar.

Koca po ashtu njoftoi se deri më tani janë kryer mbi 20 mijë teste tek njerëzit që dyshohej se janë të infektuar me koronavirus, prej të cilëve vetëm në 24 orët e fundit 289 janë testuar pozitiv, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1.236.

Koca u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdeshshëm, duke shtuar se “ky vend nuk do të mposhtet nga ky kërcënim”.

Koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës dhe aktualisht, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins në SHBA, është përhapur në të paktën 169 vende dhe rajone.

Nga pothuajse 328 mijë raste të konfirmuara, numri i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 14 mijë, ndërsa rreth 95 mijë janë shëruar.

Italia, Kina, Irani dhe Spanja vazhdojnë të jenë vendet më të prekura.

Pavarësisht numrit në rritje të rasteve, shumica e njerëzve që kontraktojnë koronavirusin vuajnë simptoma të buta para se të shërohen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit