Turqi, paga minimale rritet për 26 për qind

Mos i humb

Turqia ka rritur pagën minimale me 26 për qind duke e rritur në 2.020 lira turke në muaj (381.3 dollarë).

Ministrja e Punës, Shërbimeve Sociale dhe Familjes, Zehra Zümrüt Selçuk, tha se paga e re minimale bruto, para zbritjeve si primet e sigurimeve shoqërore dhe tatimet mbi të ardhurat, është 2.558 lira turke (482.9 dollarë).

Ajo tha se rritja e caktuar nga komisioni i pagës minimale është më e lartë se shkalla e inflacionit.

Sipas Institutit Turk të Statistikave, në muajin nëntor inflacioni vjetor ishte 21.62 për qind.

Selçuk tha se paga minimale prej 2.020 lira është për personat e vetëm dhe pa fëmijë.

“Paga minimale për personat e martuar me tre fëmijë është 2.155 lira turke (406.9 dollarë)”, shtoi ajo.

Gjatë vitit 2018, paga minimale neto në Turqi ishte 1,603 lira turke (333.33 dollarë).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit