Turqi, parlamenti miraton zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Mos i humb

Parlamenti i Turqisë ratifikoi mocionin e Kryeministrisë për të zgjatur gjendjen aktuale të jashtëzakonshme në vend edhe për tre muaj.

Partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe partia opozitare Lëvizja Nacionaliste (MHP) mbështetën mocionin, ndërsa Partia Republikane Popullore (CHP) dhe Partia Demokratike e Popujve (HDP) e kundërshtuan atë.

Sipas kushtetutës, gjendja e jashtëzakonshme mund të shpallet për një periudhë maksimale prej gjashtë muajsh.

Ndryshe, kabineti qeveritar dje miratoi mocionin që u rekomandua nga Këshilli Turk i Sigurisë Kombëtare për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila do të hyjë në fuqi

Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për herë të parë më 20 korrik të vitit 2016, pas tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO më 15 korrik të atij viti.

FETO dhe udhëheqësi i saj në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan tentativën për grusht shteti, e cila martirizoi 250 dhe plagosi rreth 2.200 të tjerë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit